RRETH PLASTIKA

PLASTIKA

Kompania PLASTIKA është kompani private e cila është themeluar në vitin 1992 nga z. Astrit Shabani.

Kompania PLASTIKA

Kompania PLASTIKA është kompani private e themeluar në vitin 1992, nga z. Astrit Shabani.

Kompania PLASTIKA Sh.P.K është kompania e parë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që bënë riciklimin e mbeturinave të folisë dhe plastikës si lënd të parë për prodhimin e folisë për Agrikulturë dhe Ndërtimtari, si dhe prodhimin e Termo folisë dhe Stretch folisë.

Selia e kompanisë gjendet në Fushë Kosovë, kurse prodhimi i produkteve tona bëhet në Parkun e Biznesit në Drenas.

-Në vitin 2006 kemi filluar me riciklimin e mbeturinave të plastikës dhe prodhimin e Regranulatës. Po këtë vit kemi filluar edhe prodhimin e folisë për Agrikulturë dhe Ndërtimtari.
-Në vitin 2007 kemi filluar me prodhimin e qeseve nga folia.
-Në vitin 2010 filluam prodhimin e Termo folisë.
-Në vitin 2011 filluam prodhimin e Stretch folisë.
-Në vitin 2017 filluam prodhimin e GeoMembranës.
-Në dhjetor të vitit 2017 startuam me linjën e re super moderne, ekstruder 5 shtresorë. Kjo makineri e teknologjisë së fundit mund të prodhoj: Stretch Hood, Stretch Film, Haubë, Film për Agrikulturë të cilësisë së lartë.

Linja e re e teknologjisë së fundit ka kapacitetin të prodhojë cilësinë më të lartë të folisë në tregjet botërore.

Të gjitha makineritë janë prodhime Evropiane të cilat garantojnë kualitetin e produkteve tona.

Politika e SIM

Ndërmarrja Plastika Sh.P.K. është e specializuar për grumbullimin e mbeturinave të plastikës dhe riciklimin e tyre me qëllim të prodhimit e produkteve të plastikës, respektivisht folive per ndertimtari, produkteve bujqësore, industriale, stretch foli dhe termo-foli.
Qëllimi ynë është ofrimi i shërbimeve cilësore që i përmbushin plotësisht kërkesat e klientëve tonë, sigurimi i një gjendjeje të qëndrueshme financiare dhe përmbushja e objektivave dhe interesave të organizatës.
Nëpërmjet zbatimit të sistemit të integruar të menaxhimit konform standardeve ISO 9001:2015 & ISO 14001:2015, do të arrijmë përmbushjen e pritshmërisë së përfituesve, partnerëve, klientëve dhe gjithë shoqërisë.
Për të arritur qëllimin tonë menaxhmenti dhe punëtorët e Plastika Sh.P.K. janë të obliguar që të:
• Përmbushin kërkesat e përfituesve, klientëve, partnerëve dhe kërkesat specifike të projekteve,
• Veprojnë sipas përgjegjësive të ndara dhe procedurave të përcaktuara,
• Përmbushin në vazhdimësi kërkesat që dalin nga Standardi,
• Përmirësojnë efikasitetin dhe efektivitetin e proceseve të punës,
• Zhvillojnë në vazhdimësi aftësitë e personelit,
• Vazhdimisht angazhohen në mënjanimin e aspektve të mjedisit apo zvogëlimit të impaktit të tyre në mjedis,
• Veprojnë në mënyrë preventive me qëllim të evitimit të jokonformiteteve,
• Njohin, zbatojnë dhe rishikojnë politikën e sistemit të integruar të menaxhimi
• Veprojne me pergjegjesi per cdo veprim ne menyre qe te evitohen ndikimet negative ne mjedis
• Përkushtohen maksimalisht në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të cilësisë,
Obligimet e vendosura mund të arrihen vetëm me dije, profesionalizëm, përvojë dhe motivim të punonjësve tonë, ngritje të aftësisë së tyre, gjithashtu edhe me përcjelljen e zhvillimit teknologjik dhe kërkesave të tregut.

ISO 9001:2015 CERTIFIKATA

Certifikata e konformitetit për kontrollin e fabrikës prodhuese

Cilësia për mjedisin

Kompania PLASTIKA krijon një efekt pozitiv të jashtëzakonshëm në mjedisin e Kosovës sepse mbeturinat e shumta që ndodhen në mjedisin tonë, ne i reciklojmë të gjitha ato.

Të interesuar për shërbimet tona?